Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e pasdites në zonën e Rrushkullit në Durrës, ku për pasojë një 44-vjeçar dhe vajza e tij e mitur janë mbytur në det.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi Dh.B., 44 vjeç bashkë me vajzën e tij të mitur M.B., 9 vjeçe janë futur duke u larë në det dhe më pas janë nxjerrë prej aty të pajetë
Ende të paqarta shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë që grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave. (A2 Televizion)