Plagosja e dy personave në Shkodër, policia zbardh ngjarjen

Nga A2 CNN
26 Gusht 2020, 09:52 | Kronikë
Plagosja e dy personave në Shkodër, policia zbardh ngjarjen

Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të plagosjes së dy personave mbrëmjen e së martës.

Sipas policisë, autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi E. D., 35 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Ky shtetas, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit E. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe N. M., 24 vjeç, banues në Shkodër, të cilët pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër janë larguar për në banesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos