Të shtëna me armë në Shkodër, plagosen 2 persona

Nga A2 CNN
25 Gusht 2020, 21:08 | Kronikë
Të shtëna me armë në Shkodër, plagosen 2 persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Skënderbeg”, në afërsi të ish-Fermentimit të duhanit, ku për pasojë janë plagosur në këmbë shtetasit E. Gj., 24 vjeç dhe N. P., 24 vjeç.

Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë ndihmë, ndërkohë që dinamika e ngjarjes është ende e paqartë.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërkohë që vijojnë kontrollet për gjetjen e autorëve të plagosjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos