Mirditë, aksident fatal për një këmbësore, ndalohet shoferi nga Kosova

Nga A2 CNN
26 Gusht 2020, 09:03 | Kronikë
Mirditë, aksident fatal për një këmbësore, ndalohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mirditë, ku si pasojë e një aksidenti një këmbësore ka gjetur vdekjen.

Bëhet fjalë për shtetasen D.R. e cila është aksidentuar nga një mjet i drejtuar nga një shtetas kosovar, me inicialet B.R.

 Grupi hetimor ndodhet në fshatin Reps, ku ka ndodhur ngjarja dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos