
Mëngjesi i kësaj të marte, vjen i ftohtë me reshje të pakta shiu në bregdet dhe zonat e ulëta, por me dëborë në zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës, përmirëson motin në veri dhe qendër, ndërsa jugu mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore deri afër mbrëmjes.
Temperaturat e ajrit ulen me 3-4°C në të dyja vlerat ditore të cilat do të luhaten nga -2 në 11°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë e det me drejtim verior, gjatë gjithë ditës, përjashtuar brigjet jugore të cilat mbeten me erë deri të fortë dhe dallgëzim rreth 4 ballë deri në mesditë. (A2 Televizion)