"E shtuna e grave", mijëra femra protestuan në qendër të Minskut

Nga A2 CNN
20 Shtator 2020, 19:05 | Bota

Mijëra protestues u mblodhën të shtunën në qendër të kryeqytetit bjellorus, Minsk, për të protestuar kundër qeverisë së presidentit të kundërshtuar gjerësisht, Aleksander Lukashenko.

Në protestën e djeshme u vu re një prezencë kryesisht femërore. Polici u bllokoi rrugën për t’u ndërprerë itinerarin e tyre të zakonshëm, çka solli edhe përplasje mes turmës dhe forcave të rendit.

Sipas dëshmitarë për agjencinë e lajmeve Reuters, qindra persona u shoqëruan nga policia. Me pankartat në duar kundër Lukashenkos mund të dalloje lehtësisht edhe sloganin “vetëm frikacakët rrahin femrat”.

Nga protesta në Minsk

Një 73-vjeçare e njohur si Nina Baginskaya u bë ikonë e qëndresës pasi u përlesh me policinë gjatë muajit te kaluar. Dhuna e treguar ndaj protestuesve nga qeveria e Lukashenkos ka bërë që Bashkimi Europian të vendosë sanksione ndaj qeverise së tij.

Bjellorusia, një ish-republikë sovjetike e lidhur ngushtë me Rusinë, është tronditur nga protesta masive në rrugë që kur zoti Lukashenko pretendoi një fitore të madhe në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, që kundërshtarët e tij thonë se ishin manipuluar. Diçka kjo, që presidenti mohon me forcë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos