Vala e infektimeve, varianti "Omicron" po prek në masë fëmijët

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 16:22 | Aktualitet
Vala e infektimeve, varianti "Omicron" po prek në masë

Vala e infektimeve nga Omicron po prek më shumë fëmijët. Ekspertët e shëndetit publik konstatojnë rritje të rasteve në moshat pediatrike, madje në këtë periudhë piku, fëmijët zënë numrin më të lartë të infektimeve, krahasuar me grupmoshat e tjera.

Më problematike situata është tek të miturit 0-4 vjeç. Ekspertët e shëndetit publik konfirmojnë se Omicron tashmë është bërë dominant ndaj variantit “Delta” të koronavirusit.

Me qarkullimin e gripit dhe virozave të tjera respiratore është rritur sëmundshmëria në popullatë, aq sa mjekët po përballen me një situatë të pazakontë nga fluksi i madh i vizitave.

Por referuar situatës në vendet e tjera të Europës, pritet një tkurrje e infektimeve pas 2 javësh.

Pozitiv është fakti që pas 5 ditësh nga infektimi më Omicron, personat negativizohen dhe shërohen më shpejt.

Ekspertët thonë së janë rritur vaksinimet këtë periudhë, por vijojnë thirrjet ndaj të rinjve për të marrë dozat anti-Covid për të shmangur rastet e rënda dhe komplikacionet nga variantet  e koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos