
Ndërsa është në pritje të zyrtarizimit të Higuain, Roma është drejt largimit të një tjetër lojtari këtë sezon.
Është fjala për Stephan El Shaarawy, i cili tashmë është me valixhet gati dhe udhëtimit duket i largët, drejt Kinës.
Sipas “Sky Sport”, sulmuesi është një hap larg nga Shanghai Shenhua. Klubi kinez dhe kryeqytetasit e Italisë kanë arritur një marrëveshje prej 18 milionë eurosh duke përfshirë edhe bonuse për transferimin e lojtarit.
Në anën tjetër, El Shaarawy duket se është tunduar nga shuma e madhe e parave pasi në 3 vite pritet të fitojë deri në 40 milionë euro. (A2 Televizion)