Edhe Londra sanksionon vajzat e Putin

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 12:07 | Bota
Edhe Londra sanksionon vajzat e Putin

Qeveria britanike e Boris Johnson i bashkohet SHBA-së duke zgjeruar sanksionet kundër Rusisë dhe ndaj dy vajzave të Presidentit Vladimir Putin, Iekaterina Tikhonova dhe Maria Vorontsova.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme, duke specifikuar se masat e reja, përfshijnë ngrirjen e të gjitha aseteve të gjurmueshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndalimin e udhëtimit.

Sanksionet prekin edhe Iekaterina Vinokurova, vajzën e ministrit të Jashtëm, Serghei Lavrov.

Londra kishte sanksionuar më herët Polina Kovalevan, pronare e një shtëpie luksoze në Kensington dhe e njohur si vajza e parë e partneres aktuale të Lavrov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos