Avioni ndahet në gjysmë pas uljes emergjente në pistë

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 10:55 | Bota

Një avion mallrash Boeing 757 u nda përgjysmë gjatë një ulje emergjente në aeroportin e Kosta Rikës të enjten.

Në pamjet e kapura në kamera duket avioni që nuk arrin të ruajë kontrollin teksa ulet në pistë dhe pasi bën një rrotullim, ndahet në dy pjesë. Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosta Rikës tha se avioni ishte nisur për në Guatemala kur pësoi një defekt në sistemin hidraulik dhe si pasojë u detyrua të bënte ulje emergjente.

Autoritetet thanë se fatmirësisht nuk pati viktima apo të lënduar, por aeroporti qëndroi i mbyllur për rreth pesë orë, duke shtyrë rreth 57 fluturime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos