Edhe më keq se Reja, Sarri përfundon në tokë pas përplasjes së ashpër me futbollistin e Udinese-s

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 21:59 | Futboll

Maurizio Sarri, trajneri i Lazio-s, u bë protagonist i një episodi aspak të këndshëm në ndeshjen e kësaj të marte ndaj Udinese-s, të cilën bardhekaltrit e fituan 1-0.

Në një duel shpejtësie me Lazzari-n, Pussetto humb ekuilibrin dhe përplaset fuqishëm me trajnerin e Lazio-s duke përfunduar të dy në tokë, por fatmirësisht pa lëndime.

Dy raste të ngjashme i kanë ndodhur edhe trajnerit të kombëtares shqiptare Edy Reja, në ndeshjet miqësore ndaj Uellsit dhe Çekisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos