Edhe Polonia godet "Huawei"

Nga A2 CNN
11 Janar 2019, 16:11 | Teknologji
Edhe Polonia godet "Huawei"

Pas Kanadasë edhe Polonia godet kompaninë kineze të teknologjisë, Huawei. Gjatë një operacioni të shërbimit të sigurisë së brendshme, u arrestuan dy persona, një shtetas kinez dhe një tjetër polak.

Ata akuzohen nga drejtësia e Varshavës për spiunazh. Operacioni u zhvillua pas hetimeve disa mujore nga autoritetet e Polonisë.

Hetimet nisën si pasojë e një alarmi të lëshuar në të gjithë Europën për dyshimet se Huawei ka lidhje me inteligjencën e Pekinit.

Shtete të ndryshme të BE-së kanë ndërprerë bashkëpunimin me kompaninë kineze të teknologjisë në kuadrin e ndërtimit të rrjetit 5G.

Polonia dyshon se bashkëpunimi me kolosin kinez, hap dyert ndaj spiunazhit të informacioneve sekrete të shtetit dhe NATO-s. Huawei në Poloni bashkëpunon me kompaninë Orange. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos