Kina zbret në anën e errët të hënës

Nga A2 CNN
3 Janar 2019, 09:53 | Teknologji

Kina thotë se ka arritur të ulë një anije kozmike robotike në anën e errët të hënës, duke u bërë kështu i pari shtet që realizon këtë mision.

Pekini njoftoi se anija u ul në polin jugor të hënës ndërsa në bord gjenden instrumente për të analizuar gjeologjinë e territorit të pa eksploruar më parë, por edhe për të kryer eksperimente biologjike.

Zbritja në këtë pjesë të hënës shihet si një arritje e madhe në fushën e eksplorimit të hapësirës. Vitet e fundit janë zhvilluar shumë misione drejt hënës, por pjesa dërrmuese kanë qenë fluturime rreth orbitës ndërsa njerëzit e fundit që kanë prekur sipërfaqen e hënës ishin pjesëtarët e ekuipazhit të misionit amerikan Apollo 17, në vitin 1972. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos