Edhe Wesley Sneijder i jep lamtumirën futbollit!

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 18:54 | Futboll
Edhe Wesley Sneijder i jep lamtumirën futbollit!

Pas Arjen Robben, edhe Wesley Sneijder i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur në moshën 35-vjeçare.

Pas mbylli kontratën sezonin e kaluar me skuadrën e Al – Gharafa-s në Katar, Wesley Sneijder u afrua në klubin e qytetit të tij Utrehtit, ku do të jetë pjesë e drejtuesve të skuadrës.

Sneijder mban rekordin në kombëtaren holandeze me 134 ndeshje të luajtura. Ai ka luajtur me Ajax, Real Madrid, Inter, ku fitoi edhe Champions League, Galatasaray-n dhe Nice. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos