Egjipti hap disa nga destinacionet turistike

Nga A2 CNN
11 Qershor 2020, 21:38 | Bota
Egjipti hap disa nga destinacionet turistike

Egjipti, një nga destinacionet turistike më të frekuentuara dhe nga shqiptarët në vitet e fundit, ka vendosur të hapë disa nga resortet e tij më 1 korrik për të shpëtuar këtë sektor, të goditur nga pandemia e koronavirusit.

Autoritetet egjiptiane do të lejojnë fluturimet ndërkombëtare për turistët e huaj në disa zona bregdetare që kanë qenë më pak të goditura nga pandemia.

Resortet në Detin e Kuq dhe ato në jug të Sinait pritet të jenë të parat që do të hapen, së bashku me plazhet mesdhetare në brigjet e Aleksandrisë.

Egjipti i mbylli që në mars të gjitha fluturimet si masë për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos