All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Ndahet nga jeta gruaja e ish-kryeministrit italian, i cili vizitoi Shqipërinë në vitin e vështirë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 17:53 | Bota
All - Paragraf - 1

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare gruaja e ish-kryeministrit italian Romano Prodi. Mediat italiane bëjnë të ditur se lajmin e ka dhënë zyra e shtypit e ish-kryeministrit.

“Me pikëllim të madh, Presidenti Romano Prodi, së bashku me djemtë e tij Giorgio, Antonio dhe gjithë familjen e tij, njofton se sot papritmas ka ndërruar jetë gruaja e tij, Flavia Franzoni”.

All - Paragraf - 3

Flavia Franzoni ishte profesoreshë e metodave dhe teknikave të punës sociale në Fakultetin e Shkencave Politike të Bolonjës. Në vitin 1996, së bashku me të shoqin, ajo mori pjesë në fushatën elektorale për politikat, të cilën më pas e fitoi Ulivo.

Kujtojmë se Romano Prodi ka ndihmuar vendin tonë në vitin e vështirë 1997, kur ai ishte kryeministër i Italisë. Së bashku me ish-kryeministrin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar Bashkim Fino, u takuan në stadium në Vlorë, kur ka zbritur helikopteri që vinte nga Italia.

Kjo ishte një vizitë historike, pasi ndodhi në një moment kur shteti nuk ekzistonte dhe shteti i vërtetë ishin bandat e armatosura. Ai ishte i rrethuar nga njerëz të armatosur, mes tyre dhe një nga drejtuesit më të njohur të bandave të Vlorës në atë kohë, Zani Caushi, i cili ishte dhe truproja i tij. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos