Sulmi me 3 viktima në Nottingham, momenti kur Antiterrori 'gjunjëzon' autorin e dyshuar

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 17:58 | Bota

Tabloidet britanike kanë publikuar pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar për ngjarjet e njëpasnjëshme në Nottingham, ku janë shënuar tre viktima dhe janë plagosur tre të tjerë pasi agresori tentoi t’i shtypë me furgonin që drejtonte.

Pamjet tregojnë momentin kur agjentët e armatosur rëndë të Antiterrorit britanik shtrijnë në tokë autorin e dyshuar duke e gjunjëzuar nëpërmjet një pistolete elektrike.

Përpara se të përdornin teaser, oficerët e tërhoq zvarrë nga një furgon të dyshuarin dhe e mbërthyen me duart pas koke në një trotuar.

Video e filmuar nga një dritare në katin e sipërm përmes skelave tregon oficerët që nxitojnë t’i vendosin prangat të dyshuarit.

Policia e Nottinghamshire më vonë konfirmoi se i arrestuari për ngjarjen është një 31-vjeçar, i cili u ndalua nën dyshimet për vrasje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos