Egnatia shkarkon trajnerin dhe gjen menjëherë zëvendësuesin

Nga A2 CNN
16 Tetor 2022, 12:02 | Futboll
Egnatia shkarkon trajnerin dhe gjen menjëherë zëvendësuesin

Humbja me Teutën i kushtoi stolin Edlir Tetovës. Klubi i Egnatias vendosi të largojë trajnerin dhe menjëherë gjeti zëvendësuesin.

Rrogozhinasit arritën marrëveshjen me Shpëtim Duron, i cili do të nisë nga puna pa humbur kohë. Tekniku i mirënjohur së fundmi punoi te Laçi, skuadër me të cilën luftoi për titullin deri në javën e fundit, teksa shkruajti historinë duke i kualifikuar deri në turin e tretë të Conference League.

Duro fitoi garën me dy kandidatët e tjerë, Gentjan Mezanin dhe italianin Diego Longo, i cili më parë ka drejtuar Kukësin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos