Ekipet e kreut tregojnë forcën, asnjë surprizë në Superiore

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 15:45 | Futboll
Ekipet e kreut tregojnë forcën, asnjë surprizë në

Vllaznia, Partizani, Teuta dhe Laçi, treguan se pse janë në pjesën sipër të tabelës së renditjes në Kategorinë Superiore, duke e mbyllur me pikë të plota këtë javë të dhjetë.

Një gol i Hoxhajt në minutën e 40 në Fier, bëri që Vllaznia kryesuese të marrë 3 pikët në transfertën ndaj Apolonisë së vendit të fundit.

Po ashtu, edhe Partizani mori një fitore të pastër, duke mposhtur 2-0 Kastriotin. Asani ishte autor i dy golave të shënuar në 6 minutat e fundit të ndeshjes.

Ndërkohë, Teuta mori një fitore pa shumë vështirësi në Korçë, 3-1, ndaj Skënderbeut vendas, ndërsa edhe Laçi fitoi 2-0 ndaj Bylisit. Sfida mes Kukësit dhe Tiranës, më e rëndësishmja e kësaj jave, do të luhet në orën 16:45.

Pas javës së dhjetë, Vllaznia vijon të ruajë kryesimin me 22 pikë, ndërsa Partizani ka barazuar Kukësin me 16 pikë, në vendin e dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos