Feston fitoren para kohe duke u ngritur në motor, përfundon i treti

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 12:55 | Futboll
Feston fitoren para kohe duke u ngritur në motor, përfundon i treti

Një pilot i Superbike Brazil humbi vendin e parë në metrat e fundit të garës, pasi u ngrit në motor për të festuar para kohe, ndërkohë që ndjekësit e tij, që ai i mendonte se ishin shumë mbrapa, përfituan për t’i rrëmbyer fitoren.

Andre Verissimo ngriti dy duart lart pasi doli nga kthesa e fundit, por Osvaldo Filho dhe Marcelo Skaf përfituan për ta parakaluar dhe për ta lënë në vendin e tretë.

Nuk mungoi dhe komenti i “hidhur” nga gazetari: “Janë situata ku një pilot nuk gabon në llogaritje. A tregoi më shumë besim sesa duhej? Jo. A donte të mburrej? Jo. A është idiot? Po”. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=w2l9EFDzEe8

A2 CNN Livestream

Latest Videos