Ekipi i OBSH mbërrin në Wuhan, Kina raporton viktimën e parë me koronavirus pas 8 muajsh

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 08:21 | Bota

Kina raportoi gjatë ditës së enjte një tjetër viktimë nga koronavirusi, i cili konsiderohet i pari në 8 muajt e fundit në vend.

Lajmi u dha nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i cili saktëson në buletinin e tij ditor se, viktima u regjistrua në provincën e Hebei, i cili aktualisht konsiderohet vatra kryesore e të infektuarve në vend.

Sipas të dhënave të përditësuar, në 24 orët e fundit, në Kinë janë raportuar 138 raste të reja pozitive, nivel ky që nuk regjistrohej prej marsit të vitit të kaluar.

Ndërkohë, në Wuhan kanë mbërritur 10 ekspertët ndërkombëtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët bashkë me kolegët kinezë do të hetojnë rreth origjinës së virusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos