Armando Sadiku është prezantuar ditën e dielë te skuadra e tij e re.
Elbasanasi do të vazhdojë karrierën në Indi, ku ka firmosur me skuadrën e Mohun Bagan, kampionët në fuqi të vendit.
Ishte vetë klubi indian që nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi marrëveshjen me 32-vjeçarin, ndërsa i rezervuan edhe një video spektakolare, ku tregohet goli i Sadikut në Evropianin e vitit 2016. (A2 Televizion)