Meloni përplaset me Macron: Ftesa e Zelensky-t në Paris ishte e papërshtatshme

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2023, 15:02 | Bota
Meloni përplaset me Macron: Ftesa e Zelensky-t në Paris ishte e

Vizita e Zelensky-t në Paris ka përplasur kryeministren italiane Giorgia Meloni me presidentin francez Emmanuel Macron. Meloni tha se ftesa e kreu të Elizesë ishte e papërshtatshme, në një kohë kur fuqia e bllokut, siç tha, është tek uniteti.

Macron reagoi se Gjermania dhe Franca, prej 8 vitesh kanë një rol të veçantë së i përket çështjes së Ukrainës.

“Ftesa e Macron në Paris mu duk e papërshtatshme pasi në këtë çështje mendoj se uniteti është forca jonë. I kuptoj çështjet e politikës së brendshme dhe të favorizimit të opinionit të brendshëm publik, por ndonjëherë favorizimi i opinionit të brendshëm publik, rrezikon të jetë në dëm të kauzës dhe ky më duket se është një nga ato raste. Faleminderit dhe punë të mbarë”, tha Giorgia Meloni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos