Ndërgjegjësimi i mbarë botës për atë që ndodhi, këtë të hënë në Turqi e Siri, ka njohur mënyra dhe forma nga më të ndryshmet në mbarë botën.
Qytetarët, bizneset janë organizuar dhe kanë dhuruar ç’të mundin për të prekurit e tërmetit shkatërrimtar të së hënës, që deri më tani ka marrë jetën e mbi 17 mijë personave në Siri e Turqi.
Por, rasti më i veçantë vjen nga Azerbajxhani, ku mediat atje kanë arritur të fotografojnë një qytetar, i cili me një makinë të markës “Lada”, ka ngarkuar në të ç’të mundet dhe është nisur drejt Turqisë.
Emri i tij është Server Besirli, shtëpia ku ai jeton është e vjetër dhe e vogël. Kur e pyetën gazetarët se ku i gjeti ato dyshekë dhe jorganë, ai u përgjigj:
"Nuk i gjeta. Janë gjithçka që kisha në shtëpi. Vëllezërve tanë u duhen më shumë se mua. Kështu që e zbraza shtëpinë dhe ua dërgova, dhe shpresoj të bëjnë diçka sepse janë përdorur shumë.” (A2 Televizion)


