Ekonomia në pikiatë, Trump akuzon Kinën: Do të bënte gjithçka që të humbja zgjedhjet

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 09:55 | Bota
Ekonomia në pikiatë, Trump akuzon Kinën: Do të bënte

Mes pasigurive e pikëpyetjeve që po shoqërojnë pandeminë e re, presidenti amerikan për një gjë është i bindur: Kina është përgjegjëse.

 Jo vetëm e akuzon për fshehje të informacioneve, por edhe për sulm personal. “Do të bënte gjithçka në dorë, për të mundësuar që unë t’i humb zgjedhjet”, ishte deklarata e fortë e bërë gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Reuters.

Trump tha se Pekini duhet të kishte njoftuar më herët botën lidhur me Covid-19, dhe paralajmëroi se do të përballej me pasoja të shumta. “Ka shumë gjëra që mund të bëj. Por shohim se çfarë ka ndodhur. Kina do të bëjë gjithçka të mundur që unë të humbas zgjedhjet”, deklaroi presidenti amerikan.

Koronavirusi ka dëmtuar rëndë ekonominë dikur gumëzhitëse të SHBA-së, që ishte edhe pika e fortë e Donald Trump në përpjekjen për të siguruar një mandat të dytë.

https://a2news.com/2020/04/02/efektet-e-koronavirusit-gdp-e-shba-do-bie-me-34-ne-tremujorin-e-dyte/

Sipas të dhënave, në tremujorin e parë të vitit, ekonomia ka pësuar tkurrjen më të rëndë në më shumë se një dekadë. Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 4.8 përqind, duke i dhënë fund zyrtarisht rritjes rekord.

Që prej mesit të marsit më shumë se 26 milion njerëz kanë humbur vendet e punës, dhe ka pasur një rrëshqitje historike në aktivitetin e bizneseve. Ekspertët parashikojnë se rritja do të tkurret me 30 përqind ose më shumë deri në qershor. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur nga pandemia, me mbi 1 milion të prekur dhe rreth 58300 vdekje.

https://a2news.com/2020/03/18/tensioni-ne-kulm-pekini-debon-gazetaret-amerikane-trump-cileson-koronavirusin-si-kinez/

Pavarësisht rënies së shifrave ekspertët paralajmërojnë se kriza është ende larg fundit. Një njoftim pozitiv erdhi të mërkurën nga ekspertë të shëndetësisë të cilët thanë se ka prova në rritje se ilaçi eksperimental Remdesivir po rezultonte efikas në shërimin e pacientëve me koronavirus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos