
I ftuar në “A2BUSINESS” me Aurora Sulçen, eksperti për ekonominë, Artan Gjergji u shpreh se ne jemi një shoqëri konsumi, që prodhojmë vetë dhe vetëmjaftohemi me PBB-në tonë.
Sipas Gjergjit, ne jemi një shoqëri e varur nga konsumi, ndërsa shtoi se ekonomia shqiptare duhet të ishte investuar te prodhimi.
Z. Gjergji, ti e ke ndjekur si fenomen ndër vite, a ka një varësi të tillë ekonomia shqiptare, vecanërisht familjet, të cilat këto të ardhura i kanë burim konsumi? E thënë thejsht, këto para shërbejnë për të jetuar çdo ditë...
Ajo që ne po përpiqemi të themi, apo që t’i japim përgjigje është pyetja: A jemi ne thjesht shoqëri konsumi, apo prodhojmë vetë dhe vetëmjaftohemi me PBB-në tonë. Në tre dekadat e fundit duhet thënë që kemi qenë më shumë një shoqëri konsumi.
Ekonomia prodhon dhe konsumon vetveten. Ne prodhojmë aq sa mundemi, disa sektorë i kemi të zhvilluar, disa të tjera jo. Dhe gjithë këtë diferencën në të ardhura që ne kemi, ne e mbyllim me burime të ndryshme. Së pari janë remitancat. Së dyti investimet e huaja direkte. Dhe e treta është qeveria që merr hua nga qeveritë apo nga partnerët e tretë. Pjesa e katërt është prodhimi i brendshëm bruto.
Këtu po flasim vetëm për aktivitetet zyrtare, ligjore. Por, kemi edhe një burim tjetër, që është i pamatshëm, që janë edhe burimet e jashtëligjshme, që janë një nga burimet kryesore të aktivitetit të përditshëm. Kështu që ne jemi shoqëri e varur te konsumi.
Kështu që, ekonomia e Shqipërisë duhet të ishte investuar te prodhimi. (A2 Televizion)