Paga mesatare, “nëse rritet mbi produktivitetin, dikush do të humbë punën"

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 16:57 | Ekonomi
Paga mesatare, “nëse rritet mbi produktivitetin, dikush do të

Nga pak më shumë se 45 mijë e 500 lekë në 2014-n, paga mesatare shkoi në rreth 66 mijë lekë vitin e shkuar, duke u rritur kështu me 45 për qind.

Ndërkohë qeveria zotohet që në më pak se 24 muaj ta rrisë në 900 euro apo me rreth 102 mijë lekë pagën mesatare. Kjo do të shënonte një rritje me 54 për qind.

Po sa e mundur është kjo, marrë parasysh që ekonomia nuk gjendet në ditët më të mira?

“Jo jo. Nuk mund të ndodhë. Qeveria mund të marrë shumë vendime, qoftë edhe të bazuara në ligj, por shumë prej tyre thjesht nuk mund të zbatohen”, tha eksperti Klajdi Bregu.

Lajmërimi i kryeministrit Rama për pedagogun e ekonomisë në Shtetet e Bashkuara, më shumë është një dëshirë për qëllime politike se sa vullnet për ndryshime ekonomike.

“Rritja e pagave po përdoret për qëllime elektorale. Ashtu siç e ka thënë edhe presidenti Clinton, “It's the economy, stupid”, para zgjedhjeve ajo që ka shumë rëndësi janë pagat. Kjo ka rëndësi politike, por nuk i përgjigjet dot kushteve ekonomike”, shtoi Bregu.

Ligjërisht, veç pagës minimale dhe atyre në administratën publike, qeveria nuk ka tagër në imponimin e zbatimit të këtyre vendimeve te privati. Ndaj rritja e pagës mesatare për ata që punojnë në privat mbetet në vullnetin e sipërmarrjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos