
Komiteti Teknik i Ekspertëve rishikon masat anti-Covid. Në mbledhjen e së mërkurës, pa praninë e medias, është vendosur të ulet në pesë ditë karantina për personat e prekur nga koronavirusi, ndërsa doza përforcuese rekomandohet 5muaj pas të dytës.
Pavarësisht përmirësimit të situatës nga ulja e infektimeve dhe e shtrimeve në spital, ekspertët nuk kane ndryshuar masat e tjera, as orën policore dhe as detyrimin për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.
Drejtoresha e institutit të Shëndetit Publik, pas mbledhjes së Komitetit, deklaroi se pozitiviteti nga Covid-19 ka rënë në 11%.
Përmirësimi ndihet edhe në spitale ku aktualisht janë të shtruar 73 pacientë.
Ndërkohë të rinjtë vijojnë të jenë grupmosha më e prekur edhe në këtë periudhë. (A2 Televizion)