
Kryeministri Rama reagoi menjëherë pas vendimit të gjykatës për dënimin me 17 vite burg të biznesmenit, Francesco Becchetti.
Kreu i qeverisë gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor për inceneratorët gjeti rastin që lajmin për dënimin e Becchettit ta shfrytëzonte për të ironizuar deputetët demokratë.
“Becchetti është dënuar me 17 vjet burg shpresoj të mos jetë fake news si këto tuajat”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)