Breshëri bëhet "mullar" në serat e fermerëve, kërkohet ndërhyrje

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 23:27 | Aktualitet
Breshëri bëhet "mullar" në serat e fermerëve,

Moti i keq dhe reshjet e shumta të breshrit kanë përfshirë përgjatë pasdites së të martës, e deri në orët e mbrëmjes, fshatrat e Lushnjës e Beratit.

Konkretisht në fshatin Samaticë, pranë serave bujqësore janë krijuar masive breshëri duke rrezikuar të mbjellat e sezonit të pranverës dhe strukturat e serave. Fermerët kanë kërkuar informacion nga instancat përkatëse për kushtet e motit në ditët në vijim, pasi për të shmangur ndonjë problem serioz, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme.

Përforcimi i serave dhe pastrimi i kanaleve kulluese shihet nga fermerët si metoda më e shpejt për t'u ardhur në ndihmë.

Situata e paqëndrueshme e motit ka vazhduar për orë të tëra gjatë kësaj të marte, ndaj fermerët nëpërmjet Sindikatës dhe rrjeteve të komunikimit social kërkojnë një zbritje në terren dhe ndërhyrje nga shteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos