Italia lehtëson masat anti-Covid për hyrje-daljet nga vendi

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 21:11 | Aktualitet
Italia lehtëson masat anti-Covid për hyrje-daljet nga vendi

Duke filluar nga data 1 mars, udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme që të karantinohen.

Lajmin e ka dhënë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila njofton se Italia ka vendosur që të lehtësojë masat anti-Covid për hyrje-daljet nga vendi.

Të gjithë personat që duan të futen në Itali, mjafton që të kenë certifikatën e vaksinimit me dy doza.

Ndërsa për ata që nuk janë të vaksinuar, mjafton një test PCR negativ ose certifikata e rikuperimit nga Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos