Eksperti i ekonomisë: Bujqësia, i vetmi sektor që nuk mori asnjë ndihmë gjatë izolimit

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 22:37 | Ekonomi
Eksperti i ekonomisë: Bujqësia, i vetmi sektor që nuk mori

Klodian Muço, ekspert për ekonominë dhe pedagog në Universitetin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, u shpreh në A2 Business Week, ku u fol për bujqësinë, se ky sektor nuk mori asnjë ndihmë nga qeveria gjatë izolimit nga pandemia.

“Gjatë pandemisë, ekonomia ishte i vetmi sektor që nuk mori asnjë ndihmë edhe pse u prek nga kriza ndjeshëm. Pati një rritje të ndjeshme të kimikateve që përdoren në bujqësi, por nuk pati një mbështetje sa i përket kostove të rritjes së transportit”, tha Muço.

Sa i përket rritjes së transporteve, eksperti thekson se nuk ishte meritë e qeverisë shqiptare. “Kjo ishte meritë e qeverive nordike. Pati një treg të ri. Bizneset shqiptare janë mësuar të rriten në mënyrë autonome, të gjejnë rrugën falë punës së tyre dhe u gjetën tregje të reja. Kjo ishte arsyeja që rriti eksportet”.

Por zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi, mendon ndryshe sa i përket eksporteve. “Roli i Ministrisë së Bujqësisë është politikbërja. Janë disa faktorë që ndikuan në rritjen e eksporteve. Ky është një trend rritës dhe jo vetëm këtë vit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos