Eksperti Soko: Nëse duhet të zhvillosh zona të caktuara, do duhet të investosh në të!

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 20:57 | Ekonomi
Eksperti Soko: Nëse duhet të zhvillosh zona të caktuara, do duhet

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, i ftuar në “A2Business” me Aurora Sulçe, foli mbi atë se çfarë mund të bëhet në këtë situatë ku ndodhet vendi për të amortizuar efektet e saj.

Sipas Sokos, e vetmja zgjidhje për të zhvilluar zona të caktuara është investimi në të dhe format sipas tij janë nga më të ndryshmet.

A ka ndonjë shans në këtë situatë ku jemi për të amortizuar deri diku efektet e kësaj situate?

Patjetër që do para. Në qoftë se do duhet të zhvillosh zona të caktuara, do duhet të investosh në të. Format janë nga më të ndryshmet. Pra, duhet një politikë që duhet mbështetur me financime. Shqipëria në këto momente që është, besoj e ka të vështirë në periudhë afatshkurtër që të bëjë gjëra të mëdha. Ajo do një strategji afatgjatë që të fillojë dhe të shpërndajë pak nga ky grumbullim i madh që ka krijuar pjesa qendrore e popullsisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos