Rritja e pagave, Civici: Reflektim i mungesës së indeksimit të parealizuar prej vitesh

Nga A2 CNN
13 Prill 2023, 20:37 | Ekonomi
Rritja e pagave, Civici: Reflektim i mungesës së indeksimit të

I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2CNN, eksperti i ekonomisë, Ardian Civici foli edhe për inflacionin dhe borxhin publik, në kuadër të reformës për rritjen e pagave.

Sipas Civicit, inflacioni vazhdon të jetë i lartë, por ai është prezent jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën. Në rastin e Shqipërisë, sipas Civicit, kjo masë e rritjes së pagave reflekton edhe një mungesë të indeksimit të pagave prej vitesh që nuk është realizuar, ose është realizuar në mënyrë minimale.

Z. Civici si jemi në aktualisht në raport me inflacionin dhe borxhin kur po ndërmerret kjo reformë?

Natyrisht që inflacioni vazhdon të jetë i lartë, që tashmë u bë gati një vit që është prezent jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Kur flasim për një inflacion mesatar, është e vështirë të kuptohet se brenda tij ka edhe inflacion mesatar ka edhe inflacion për shërbime të veçanta që janë të domosdoshme dhe jetike për ata më të varfrit dhe me paga më të ulëta.

Në rastin e Shqipërisë kjo masë e rritjes së pagave reflekton edhe një mungesë të indeksimit të pagave prej vitesh që nuk është realizuar, ose është realizuar në mënyrë minimale.

Në këtë formë siç po diskutohet nuk besoj që është bërë ndonjë reformë, me përjashtim të ndryshimeve të mëdha që ndodhën në vitet ’90.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/13/rritja-e-pagave-ne-prag-fushate-civici-rendesi-ka-thelbi-dhe-zbatimi-i-kesaj-reforme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos