“Rritja e të ardhurave për frymë në 10 mijë euro”, Soko: Të lodhur nga premtimet elektorale

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 20:48 | Ekonomi
“Rritja e të ardhurave për frymë në 10 mijë

Deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama se objektivi i qeverisë së tij është që të çojë të ardhurat për frymë në Shqipëri në 10 mijë euro, eksperti i ekonomisë Pano Soko e sheh si një premtim elektoral të radhës.

Sipas ekspertit për t’u bërë e mundur diçka e tillë duhet një plan i qartë i përgatitur nga ekspertë, i cili gjithashtu duhet të ketë në plan që të mos rrisë borxhin.

“Është shumë e realizueshme 10 mijë euro e të ardhurave për frymë, por problemi është që duhet rruga, vetëm ajo na mungon. Pasi e dimë që ka vende që kanë vajtur 10 apo 20 mijë dhe koha se kur do të shkojmë. Me llafet për fushatë jemi ngopur, do rrisim pagat apo... Administrata dakord,  por ajo është vetëm 1/6 e të punësuarve. Qeveria nëse do të ishte vetëm për administratën mbanim vetëm drejtorinë e pagave. Qeveria është përgjegjëse dhe për pagat në sektorin indirekt. 10 mijë euro Shqipëria do të shkojë një ditë, problemi është se kur. Unë nuk shoh një strategji. Jam i mbushur me premtime politike, dua të shoh studime ekonomistësh që dizenjojnë një plan që e con në këtë rrugë”, tha Soko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos