
All - Paragraf - 1
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para në një pallat në zonën e Freskut, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore.
Lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e banesës së shtetasit Mehmet Dukës, 65 vjeç, që ndodhej në katin e katërt të një pallati.
All - Paragraf - 3
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga shpërthimi, i cili shkaktoi panik te banorët e tjerë të pallatit të cilët dolën jashtë ndonëse ishte ora 03:00.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit, duke mbledhur kamerat e sigurisë përreth zonës. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4