Eksportet e fruta-perimeve, fermerët duhet të zbatojnë karencën, ministria të ngrejë laborator

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 19:57 | Aktualitet
Eksportet e fruta-perimeve, fermerët duhet të zbatojnë

Përgjatë gjithë sezonit, fermeri i bën çdo shërbim bimës për të pasur prodhimtari të lartë. Madje nuk kursehet as në blerjen e pesticideve apo plehrave kimike, të cilat së fundmi gati janë dyfishuar në çmim.

I gjithë ky përkushtim i muajve të tërë mund të hidhet poshtë në saj të një pakujdesi apo egoje personale. Dalja në treg më herët seç afati që i duhet bimës për të përthithur pesticidet dhe plehrat kimike ofron për konsumatorin një produkt me përmbajtje të lartë lëndësh kimike. Ky nxitim ka sjell dhe do të vijojë të sjellë probleme në eksportet e produkteve bujqësore në vendet e rajonit.

Sipas ekspertëve, Ministria e Bujqësisë nuk ka ende infrastrukturën e duhur për monitorimin e fermerëve dhe rritjen e shëndetshme të prodhimeve të tyre.

Sektori i bujqësisë është një ndër sektorët më të paformalizuar, ndaj regjistrimi dhe certifikimi i fermerëve dhe produkteve të tyre është hapi kryesor që ekspertët shohin në rritjen e sigurisë ushqimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos