Vakancat në KLGJ dhe KLP, emrat që do të shkojnë për votim në seancë zgjidhen me short

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 19:55 | Aktualitet
Vakancat në KLGJ dhe KLP, emrat që do të shkojnë për

Listat e emrave të anëtarëve për në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë u rikthen për votim në nënkomisonin e posaçëm pasi nuk morën 2/3 e votave për miratim në seancën plenare.

Ashtu sinë mbledhjen e kaluar sërish nuk pati dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës.

Për të tejkaluar ngërçin erdhi në ndihmë sërish shorti që përcaktoi Orjona Muçollarin dhe Ilir Rusin si emra që do shkojnë për votim në seancë për pozicionet vakante në KLGJ dhe Mirela Bogdanin dhe Yllka Rupën për vendet në KLP. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos