Ekspozita në Korçë, drama e refugjatëve sirianë në fotografi

Nga A2 CNN
7 Prill 2022, 13:26 | Aktualitet
Ekspozita në Korçë, drama e refugjatëve sirianë

Korça, si një nga qarqet në vend që është përballur më shumë me fluksin e lartë të refugjatëve nga lindja e mesme e veçanërisht nga Siria, ka hapur edhe një ekspozitë fotografike që e përshkruajnë dramën e këtyre njerëzve, por edhe shpresën e tyre për një jetë më të mirë.

Përveç fotove në ekspozitë janë vendosur edhe veshje të refugjatëve duke e bërë akoma më reale përshkrimin e vuajtjeve të tyre.

Për Ipeshkvin Giovani Peragine, këto nuk janë thjeshtë fotografi, por shprehin më së miri gjendjen e refugjatëve.

Edhe për kuratorin e ekspozitës, fotot dhe gjithçka e ekspozuar atje kanë në fokus edhe fëmijët, buzëqeshjen që mund, ankthin dhe frikën e tyre për atë që kanë kaluar dhe pasigurinë për të ardhmen

Në vitet e fundit janë me mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme që tentojnë nëpërmjet Shqipërisë të arrijnë vendet e BE-së. Madje në shumë raste këto refugjatë bien edhe preh e mashtrimeve të personave të ndryshëm që u premtojnë kalimin për kundrejt shumave të konsiderueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos