Këshillimi Kombëtar, 53% e të pyeturve kundër vaksinimit me detyrim

Nga A2 CNN
7 Prill 2022, 11:25 | Aktualitet
Këshillimi Kombëtar, 53% e të pyeturve kundër vaksinimit me

53% e shqiptarëve nuk janë dakord që të vendoset me detyrim certifikata e vaksinimit në vendin tonë. Ky ishte rezultati i pyetësorit të zhvilluar nga qeveria në kuadër të këshillimit kombëtar.

Nga ana tjetër, 41% e njerëzve kanë votuar që Shqipëria të përdorë certifikatat me detyrim.

Vaksinimi i detyruar kundër koronavirusit për momentin është vendosur në Shqipëri për kategori të caktuara, si arsimtarët, studentët dhe punonjësit e qendrave tregtareve apo bizneseve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos