Ekspozita në Londër, jeta dhe karriera e Nelson Mandelës

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2019, 19:43 | Kulturë
Ekspozita në Londër, jeta dhe karriera e Nelson Mandelës

Për një njeri që gati 3 dekada të jetës i ka kaluar në burg, e shkuara ka sigurisht një kuptim të jashtëzakonshëm.

Jeta dhe karriera e Nelson Mandelës është më e prekshme tashmë, në një ekspozitë totalisht ineraktive, çelur në Londër. 4 vjet pas ndarjes nga jeta të Mandelës, familjarët e tij e risjellin atë për publikun, si figurën më të rëndësishme të Afrikës së Jugut e si të parin njeri me ngjyrë të zgjedhur president në vend, në vitin 1994.

150 sende, artefakte e veshje, postera të fushatës së tij apo dokumentet e udhëtimit, çmimi Nobel apo sende private, janë shfaqur në këtë muze, disa prej të cilave përherë të parë.

“Gjyshi im, përgjatë viteve të presidencës së tij, mbante gjithnjë të njëjtën orë, një Filip Patek. Kjo orë është një prej sende që prezantohen në këtë ekspozitë. Ai ma dha mua atë orë dhe për mua ka një vlerë të jashtëzakonshme sepse ai ishte një person i përkushtuar dhe gjithnjë në kohë. Edhe kur udhëtonte jashtë vendit, ai orën e mbante sërish me orën në Afrikën e Jugut”, ka thënë Mandla Mandela, nipi i Nelson Mandelës.

Nipi i Mandelës thotë se kjo shfaqje është një nderim që i bëhet ikonës së drejtësisë globale dhe shpreson që kjo ekspozitë, edhe pse për vetëm disa ditë, do të inspirojë njerëzit mbi sensin e aksionit, sidomos brezat e rinj. Londra është qyteti i pari i turit të ekspozitave në nder të Mandelës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos