Ekstradohet nga Greqia 43-vjeçari i dënuar për vrasje

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2018, 14:24 | Kronikë
Ekstradohet nga Greqia 43-vjeçari i dënuar për vrasje

Shtetasi Bardhok Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë, është ekstraduar nga Greqia ditën e sotme pasi është i dënuar me 16 vite burg në vendin tonë për vrasje.

Shtetasi Bardhok Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë e ka dënuar me 16 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos