
Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët grekë ekstradoi nga Athina një shtetas shqiptar i dënuar nga drejtësia me 18 vjet burg.
Ekstradimi i 55-vjeçarit Kudret Shametaj u bë, pasi ky shtetasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Gjykata e Tiranës e ka dënuar atë në vitin 2018 për këto vepra penale me 18 vjet burg. Kudret Shametaj është shpallur fajtor për vrasjen e shtetasit A.M. (A2 Televizion)