
Gjykata e Apelit Tiranë la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Adiola Lakrën, 26-vjeçaren e dyshuar si bashkëpunëtore në ekzekutimin e Hekuran Billës.
Apeli nuk pranoi kërkesën e të resë për lirim nga qelia. Sipas një tresheje të Apelit, nuk kishin ndryshuar kushtet ligjore që mund të sillnin lehtësimin e masës së sigurisë.
Përmes avokatit, Lakra ka mohuar akuzën dhe ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Billës, mbrëmjen e 11 qershorit, në kryeqytet.
Për të njëjtën ngjarje janë arrestuar edhe Viktor Marku dhe Sebastiano Mali. (A2 Televizion)