Ekzekutohet biznesmeni në Himarë, plagoset e motra, policia arreston autorin e dyshuar

Nga A2 CNN
17 Tetor 2020, 09:17 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Himarën mëngjesin e kësaj të shtune. Mësohet se biznesmeni Niko Goro, 51 vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri në shëtitoren e qytetit.

Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 kur viktima ishte nën shoqërinë e së motrës së tij, pranë një dyqani në hyrje të shëtitores, kur është qëlluar.

Si pasojë, Niko Goro, ka mbetur i vrarë, ndërsa e motra e tij është plagosur në këmbë.

Pak pas vrasjes, policia ka bërë të ditur se ka arritur të ndalojë në vendin e quajtur "Livadhet" shtetasin Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarje.

https://youtu.be/e28rSgl5n7U
https://a2news.com/2020/10/17/vrau-biznesmenin-ne-himare-autori-i-dyshuar-i-kam-dhene-token-nuk-me-ka-dhene-leket/

Policia ka sekuestruar edhe armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta  në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë  me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç.  Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor  Himarë -  Borsh e Himarë - Vlorë.

 Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Në vendngjarje  ka shkuar grupi hetimor  dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos