Ekzekutohet një person pranë një hoteli në Laç

Nga A2 CNN
30 Maj 2020, 23:03 | Kronikë
Ekzekutohet një person pranë një hoteli në Laç

Një person është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë janë plagosur, në orët e vona të së shtunës në zonën e Laçit.

Sipas të dhënave paraprake të shtënat me armë kanë ndodhur pranë një hoteli në autostradën që lidh Lezhën me Mamurrasin, ku si pasojë e tyre ka humbur jetën një 37-vjeçar dhe janë plagosur dy persona të tjerë.

Viktima është shtetasi me inicialet B.L. ndërsa janë plagosur K.T. 21 vjeç dhe P.Gj, 53 vjeç. Ende nuk dihet dinamika e ngjarjes, ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Pak orë më vonë, mëngjesin e së dielës, ndërroi jetë edhe një prej të plagosurve, 53-vjeçari me iniciale P.Gj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos