Ekzekutohet vendimi i Gjykatës, Policia sekuestron pasurinë e vëllezërve Marku

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 11:35 | Aktualitet
Ekzekutohet vendimi i  Gjykatës, Policia sekuestron pasurinë e

Policia e Tiranës ka kryer sot ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës për sekuestrimin e pasurive së vëllezërve Sokol dhe Elson Marku.

Operacioni policor i koduar "Vëllazëria" ka sekuestruar pasuri që arrijnë vlerën e 5 milionë eurove, në ngarkim të dy vëllezërve me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.  

Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro, disa prej tyre të përfituara nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMW, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.

Sipas Policisë, dyshohet se dy vëllezërit merren dhe me trafikim të lëndëve narkotike në Itali.

Prokuroria po vijon punën për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos