Elbasan, ngricat dëmtojnë kalanë e qytetit, bien gurët e murit

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2021, 16:15 | Aktualitet
Elbasan, ngricat dëmtojnë kalanë e qytetit, bien gurët e

Dëbora dhe ngricat që përfshinë qytetin e Elbasanit kanë sjellë dëmtime edhe në monumentet e kulturës. Kalaja qindravjeçare e Elbasanit, e renditur si me e madhja në Ballkan në zonë fushore, është dëmtuar në portën hyrëse të saj, ku nga muri kanë rrëshqitur disa gurë.

Bashkia ka konstatuar dëmtimet, duke rrethuar vendin për të shmangur lëndimin e qytetarëve si dhe duke lajmëruar autoritet përgjegjëse për këto monumente të kategorisë së parë.

 “Kemi bërë konstatimin në vend dhe rrethimin, si dhe lajmërimin e Drejtorisë Rajonale të Kulturës”, thotë Ndriçim Sinani, shefi i emergjencave të bashkisë.

Ndërsa për qytetarët më shumë se sa kushtet atmosferike këto dëmtime janë si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes. Përveç kalasë shumë pranë murit të saj është dëmtuar edhe pllaka kryesore e monumentit të Aqif pashë Elbasanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos