Elbasan, rihapen kopshtet dhe çerdhet, numër shumë i vogël fëmijësh

Nga A2 CNN
1 Qershor 2020, 14:18 | Sociale
Elbasan, rihapen kopshtet dhe çerdhet, numër shumë i vogël

Këtë 1 qershor edhe Bashkia e Elbasanit ka rihapur kopshtet dhe çerdhet, pas izolimit disa javorë nga pandemia e COVID-19.

Edhe pse stafet e kopshteve dhe çerdheve kanë marrë çdo masë të parashikuar në protokollet e miratuara nga ministria e Shëndetësisë, si distancimi mes fëmijëve, dezinfektimi i ambienteve etj, ajo që vërehet është një numër shumë i vogël fëmijësh që janë paraqitur pranë institucioneve publike mëngjesin e 1 qershorit.

https://a2news.com/2020/06/01/rihapen-kopshtet-e-cerdhet-protokoll-me-rregulla-te-reja-e-sjellje-ndryshe/

Me sa duket prindërit mendojnë që fëmijët e tyre janë më të sigurt në shtëpi se sa në ambientet e përbashkëta në kopshte apo çerdhe.

Natyrisht fëmijët nuk do të lejohen të afrohen si më parë me shokët dhe shoqet e tyre dhe lojërat që bënin më parë tani duhet t’i zhvillojnë të distancuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos