Pogradeci "bosh", qyteti liqenor ndjen mungesën e vizitorëve

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 14:27 | Sociale
Pogradeci "bosh", qyteti liqenor ndjen mungesën e vizitorëve

Kurrë më parë, qyteti liqenor i Pogradecit nuk ka ndjerë kaq shumë mungesën e vizitorëve në këtë periudhë të vitit.

Përveç shëtitorëve të qytetit, bosh janë edhe baret e restorantet e këtij qyteti që njihen për shërbimin dhe produktet që ofrojnë. Të hapur, por pa klientë, pronarët e lokaleve dhe restoranteve nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të shpresojnë në një të ardhme më të mirë dhe rikthimin e atyre vizitorëve që nuk e kanë tradhtuar asnjëherë.

Si rrallë ndonjëherë, edhe Tushemishti po vuan pasojat e pas izolimit. Busti i Teto Ollgës, ku më parë njerëzit prisnin radhën për të pozuar, tani është i vetmuar. Edhe banorët e këtij fshati shpresojnë që muajt e verës të rikthejnë vizitorët, të cilët ishin bërë si pjesë e pandashme e Tushemishtit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos